Maqedoni
Hapet zyrtarisht sheshi Skëndërbej, koncert i Orkestrës Sinfonike të RTSH-së
28.08.2017 15:20
Me koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar bëhet Sonte hapja zyrtare e Sheshit Skenderbej...

“Me Koncertin e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar me dirigjent Gridi Kraja, do të bëhet hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej. Komuna Çair, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin t’ju ftojë që të bashkuar ta shënojmë këtë ngjarje të veçantë, që shënon rrumbullakësimin e një projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike″, thuhet në ftesën e Komunës së Çairit.
Koncerti do të mbahet në Sheshin Skenderbej, me fillim në ora 20:00.
