Dialogu Kosovë - Serbi, Mogherini takon Thaçin dhe Vuçiqin

28.08.2017 16:01

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini....

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të takojë më 31 gusht presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Mogherini po ashtu tha se në Ballkan, këtë vit, ka pasur rritje tensionesh në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme, por ajo shtoi në fund të ditës se “partnerët tanë në Ballkan kanë arritur të rikonfirmojnë përkushtimin dhe kapacitetin e tyre për të avancuar në rrugën drejt BE-së”.

“Ne i kemi ndihmuar, por rezultatin përfundimtar ata e kanë arritur vetë”,- tha Mogherini.