Vdekja e foshnjës dyvjeçare, Ministria e Shëndetësisë: Shkaku, viroza sezonale

28.08.2017 16:31

Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar sot arsyet e vdekjes së foshnjës dy vjeçare në Ohër....

Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar sot arsyet e vdekjes së foshnjës dy vjeçare në Ohër, gjatë fundjavës. Shkak i vdekjes është viroza sezonale, thonë nga kjo ministri. 

”Pacientja e mitur, për herë të parë është sjellë në repartin për fëmijë në Ohër, më 25 gusht, me simptome të shqetësimit. Pas analizave dhe kontrolleve të bëra, i është bërë trajtimi adekuat dhe udhëzim për trajtim të mëtutjeshëm. Më 26 gusht është bërë edhe një kontroll ku janë vërejtur simptoma të ndryshme, si dhimbje në bark, vjellje dhe dehidratim të lehtë. Është bërë rehidrimi dhe pacientja është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”,- thuhet në kumtesën e  Ministrisë.

Më vonë, gjatë natës, fëmija është sjellë sërish në spital pa shenja të punës së zemrës, pa puls dhe pa vetëdije. Edhe pas kujdesit intensiv është konstatuar vdekja një orë e gjysmë pas sjelljes së fundit në spital. Nga Ministria e Shëndetësisë shprehin keqardhje dhe ngushëllime deri tek familja e vajzës së vogël dhe informojnë për formimin e një komisioni për hetim të tërësishëm të ngjarjes. (Gyltene Sinani, TVM2)