Integrimi euroatlantik, Franca me ekspert të ri në SÇE

28.08.2017 17:05

Franca do të vazhdojë të ndihmojë Sekretariatin për Çështje Europiane...

Franca do të vazhdojë të ndihmojë Sekretariatin për Çështje Europiane me një ekspert të ri, tani që ekspertit, Bertrand Milet, i skadon mandati i tij.

Gjatë një takimi që pati zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, me ambasadorin francez, Kristian Timonie, ky i fundit theksoi se Franca do të sigurojë përfaqësues të ri për çështje evropiane, që paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë politike nga ana e Francës.

“Eksperti i ri do to angazhohet në të gjitha përgatitjet në vijë të rekomandimeve nga raporti i Bertrand Milet, me qëllim që Maqedonia më lehtë dhe në mënyrë më efikase t’i përkushtohet sfidave që qëndrojnë në rrugën e përafrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian”,- thuhet në njoftimin e SÇE-së.