Sulmi në Barcelonë, rritet në 16 numri i viktimave
28.08.2017 17:16
Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi terrorist me makinë në Barcelonë....

Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi terrorist me makinë në Barcelone.
Një shtetase gjermane, 51 vjeçe, e cila mori plagë të rënda në 17 gusht, nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohe, shumë të lënduar të tjerë vazhdojnë të marrin mjekim në spital.
Policia spanjolle njofton se 8 nga 12 bashkëpunëtorët e celulës terroriste janë vrarë, ndërsa 4 të tjerët do të dalin para gjykatës në Madrid gjatë ditëve në vijim.
