NPK “Tetova”, uji në Tetovë i sigurt për pije
28.08.2017 17:56
“Uji në Tetovë është i sigurt për pije”,- thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetovë”....

“Uji në Tetovë është i sigurt për pije”,- thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetovë”.
“Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije.
Uji po ashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije”,- thonë nga kjo ndërmarrje, pas raportit të rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë.
