Irak, plas makina bombë në Bagdad, 12 të vdekur

28.08.2017 17:32

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, kur një makinë bombë shpërtheu në një treg në qytetin me shumicë shiite, Sadër, në Irak.

Rreth 25 te tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë “Shteti Islamik” përmes agjencisë së tyre të lajmeve “Amaq”, por nuk dihet nëse vërtetë është vepër e ISIS-it, pasi grupi terrorist kohët e fundit merr përgjegjësinë për pothuajse çdo sulm që ndodh.

Në të kaluarën përgjegjës për sulmet ndaj shiitëve kanë qenë militantët sunitë që operojnë pranë qyteteve me shumicë shiite. Sulmi me makinë bombë vjen në një kohë kur autoritetet irakiane bëhen gati për fitoren ndaj “Shtetit Islamik”, me çlirimin nga ISIS-i të qytetit Tal Afar.

Ende nuk është e qartë nëse makina bombë drejtohej nga ndonjë kamikaz apo ishte e telekomanduar pasi fuqia e shpërthimit ka shkatërruar brendinë e saj. Në mesin e viktimave janë edhe dy policë. (Fjolla Telai, TVM2)