ARM

Konferencë e shefave të SHM të armatave të vendeve të Kartës së Adriatikut

12.06.2014 12:52

Tema kryesore e konferencës është ruajta e interoperatibilitetit përmes partneritetit rajonal…..

Zëvendës-shefi i shtamadhorisë të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Naser Sejdini merr pjesë në Konferencën e 18-të të shefave dhe shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që do të mbahet në Mal të Zi.

Tema kryesore e konferencës është ruajta e interoperatibilitetit përmes partneritetit rajonal.

Zëvendëshefi i SHM të ARM-së , gjeneral-nënkolonei Sejdini njoftoi sot MM-ja, në fjalimin e tij e theksoi punën e ARM-së në reformat dhe aspiratat euroatlantike që i kemi, duke theksuar se Republika e Maqedonisë  e meriton dhe ka të drejtë që të jetë anëtare e barbartë e NATO-së.

Përveç pjesëmarrjes të shefave të SHM-ve të armatave të vendeve të Grupit të Adriatikut (Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi) në konferencë marrin pjesë edhe zëvendës- shefi  i Forcave të Armatosura të Sllovenisë, komandanti  i KFOR-it, si dhe përfaqësues të lartë të gardave  kombëtare, partnerëve dhe vendeve anëtare të Kartës së Adratikut.

Organizator i konferencës së ardhshme të 19-të të shefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve-anëtare të Kartës së Adriatikut, do të jetë Republika e Maqedonisë.