Revizion punësimeve në SGjQ, dhjetëra të punësuar, merrnin rrogë pa punuar
Revizioni i brendshëm në kuadër të Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë...

Revizioni i brendshëm në kuadër të Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë ka vërtetuar se një numër i madh personash, prej 166 deri në 80, varësisht prej muajve, kanë qenë të punësuar në sekretariatin e mëparshëm të përgjithshëm, madje kanë marrë edhe rroga, por nuk janë paraqitur në punë asnjë ditë.
“Pagesa e rrogës, sipas revizionit të brendshëm, është bërë për detyrë të pambaruar, që është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune si dhe Ligjin për shërbimet administrative. Në vitin 2016, për 166 administratorë shtetërorë, të cilët nuk vinin në punë, janë dhënë 50.776.872 denarë, apo rreth 830.000 euro, me çka, për të njëjtin çmim është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë”,- thuhet në kumtesën nga shërbimi informativ i qeverisë.
Qeveria ka formuar komision dhe është hapur procedura disiplinore kundër të punësuarve dhe atyre që u kanë mundësuar pagesën pa punë.
“Qeveria udhëzon se ekziston përgjegjësi e mundshme edhe te punëdhënësi dhe te të punësuarit. Pas mbarimit të procedurës disiplinore, qeveria do ta informon opinionin për rrjedhën e ardhshme të procedurës”,- thuhet në kumtesë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
