UKRAINË
Në rajonet ukrainase Donjeck dh Lugansk deri më tani 270 të vdekur
12.06.2014 14:35
Nga fillimi i përleshjeve 225 persona e kanë humbur jetën në rajonin e Donjeckut, ndërsa 45 në Lugansk…

Në operacionin e ushtrisë ukrainase në rajonet Donjeck dhe Lugansk në pjesën lindore të vendit jetën e kanë humbur 270 persona, ndërsa janë plagosur 713, njoftoi sot Ministria ukrainase e Shëndetësisë.
Nga fillimi i përleshjeve 225 persona e kanë humbur jetën në rajonin e Donjeckut, ndërsa 45 në Lugansk.
Ministri ukrainas i Shëndetësisë Oleg Musi paraprakisht deklaro se dhjetëra institucione mjekësore në këto dy rajone ose punojnë vetëm pjesërisht ose aspak nuk punojnë.
Armata ukrainase mbrëmë propozoi që ta granatojë qytetin Sllavjansk, deklaroi një përfaqësues i milicisë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut.
