Shpërthim në një bankë në Kabul, të paktën një i vdekur
29.08.2017 10:27
Të paktën një person e ka humbur jetën në shpërthimin që ndodhi në hapësirat e një banke...

Të paktën një person e ka humbur jetën në shpërthimin që ndodhi në hapësirat e një banke të vendosur në afërsi të Ambasadës amerikane në Kabul, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë afgane Naxhib Danish, mjeti shpërthyes është aktivizuar në mëngjesin e sotëm në hyrje të filialit të "Kabul Bank", që ndodhet afër kompleksit të Ambasadës amerikane.
Ministria e Rendit Publik dhe Paqes të Afganistanit publikoi se në shpërthim e ka humbur jetën një person, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
