PAPUNËSIA

Evidentohen 272.115 persona të pa punë, apo 28,4 për qind

12.06.2014 14:37

Numri i të papunëve në kuartalin e parë të këtij viti është 272.115 persona. Shkalla e papunësisë është 28,4 për qind dhe është për 1,5 për qind më e ulët nga kuartali i parë në vitin 2014, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë….

Numri i të papunëve në kuartalin e parë të këtij viti është 272.115 persona. Shkalla e papunësisë është 28,4 për qind dhe është për 1,5 për qind më e ulët nga kuartali i parë në vitin 2014, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Nga të papunët 58,8 për qind janë burra, ndërsa gra janë 41,2 për qind. Sipas moshës nga 15 deri 24 vjeç të papunë janë 52,8 për qind, nga 25 deri 49 të papunë janë 25,2 për qind, nga 50 deri 54 vjeç 23 për qind dhe mbi 65 vjeç të papunë janë 27,8 për qind.

Nga të papunët, pa arsim janë 3.719 persona, me shkollë të papërfunduar filloi 9.394, me arsim fillor 61.497, me arsim të mesëm trevjeçar 24.276, me arsim të lartë 3.093 dhe me arsim universitar 38.425 persona.

Në këtë kuartal gjithsej janë punësuar 686.277 persona.