Kamikaz në Kabul, pesë të vdekur, nëntë të plagosur
29.08.2017 12:14
Një kamikaz është hedhur në erë në afërsi të një banke në qendër të Kabulit...

Një kamikaz është hedhur në erë në afërsi të një banke në qendër të Kabulit paraditen e sotme, duke lënë 5 të vdekur dhe 9 të plagosur.
Banka gjendet vetëm 500 metra larg ambasadës amerikane , megjithatë cak i sulmit ishin nëpunësit civilë dhe ushtarakët që ishin duke pritur në hyrje të bankës për të marrë rrogën.
Nuk dihet akoma se kush është përgjegjës për sulmin, por bankat janë shpesh shenjestër e sulmeve kamikaze nga talebanët veçanërisht përpara festave të mëdha myslimane dhe gjatë fundjavave kur nëpunësit civilë dhe personeli ushtarak janë në rradhë për të marrë pagat e tyre.
