Përmbytjet në Teksas, 9 të vdekur, situata përitet të përkeqësohet

29.08.2017 12:21

Situata e shkaktuar nga përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit...

Situata e shkaktuar nga përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit,  pritet të përkeqësohet në ditët e ardhshme, pasi niveli i ujërave të sjella nga stuhia historike pritet të rritet.

Shira prej 75 cm kanë rënë tashmë në qytetin e Hjustonit, pas uraganit “Harvey”, duke i kthyer rrugët në lumenj. Por meteorologët parashikojnë se dendësia e shirave do të dyfishohet më vonë gjatë javës. 

Mbi 3 mijë persona janë shpëtuar në Huston dhe rrethinat e tij. Bëhet fjalë për qytetin e katërt më të madh të SHBA, ku në zonën metropolitane jotojnë rreth 6.6 milionë banorë.

Helikopterët e skuadrave të shpëtimit i evakuuan njerëzit nga tarracat e pallateve dhe shtëpive. 9 vetë llogaritet të kenë humbur jetën, 6 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje.

“Kishte shumë njerëz të moshuar që nuk mund të largoheshin nga shtëpitë  e përmbytura. U mblodhëm me varka dhe i shpëtuam. Ishte e tmerrshme, kishte edhe fëmijë të vegjël. Të gjithë po bëjnë përpjekje të largohen nga këtu” – tha një banore e Hjustonit.

Presidenti amerikan ëhstë përballur me Kongresin sa i takon fondeve, dhe ka paralajmëruar si “situata do të ketë një kosto të lartë”. Trump ka aprovuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Luizianën fqinje.

Uragani “Harvey” shkaktoi rrëshqitje toke teksa godiste zonën ditën e premte, duke sjellë shira, nivelet e të cilave janë cilësuar të paprecedenta nga autoritetet. Më vonë ai humbi fuqi duke u kthyer në një stuhi tropikale. (Aida Avduallahu – Ziberi, TVM2)