Japonia në alarm, Korea e Veriut lëshon raketë balistike mbi ishull

29.08.2017 12:41

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni....

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që  të strehoheshin për t’u mbrojtur.

Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det.

Pas lëshimit të raketës, Kina ka paralajmëruar SHBA dhe Korenë e Jugut që të mos provokojnë dhe të përmbahen.

Kina tha se tensionet në gadishullin Korean kanë arritur në një pikë kthese që po i afrohet krizës dhe për këtë janë pjesërisht fajtorë SHBA dhe Korea e Jugut. Stërvitja e përbashkët ushtarake midis Amerikës dhe Koresë së Jugut është parë si kërcënim nga ana  e Koresë së Veriut ndaj ka ndërmarrë sulmin raketor , arsyeton Veriun  Pekini zyrtar.

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë me trajektore mbi Japoni. Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-n, por lëshimi i fundit vjen në një kohë tensionesh më të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoni dhe drejt ishullit amerikan të Guamit. (Ardita Imeri, TVM2)