KRRE e ndryshoi sistemin tarifor që të vendoset rrymë e lirë elektrike

29.08.2017 13:34

Gazeta Zyrtare e RM-së duhet ta shpallë Sistemin e ndryshuar tarifor....

Gazeta Zyrtare e RM-së duhet ta shpallë Sistemin e ndryshuar tarifor për shitjen e energjisë elektrike amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël që deri ata javën e kaluar e dorëzoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), ndërsa duhet të mundësojë nga tetori sërish të vendoset tarifa e lirë ditore e energjisë.

Pas shpalljes së ndryshimeve në Gazetën Zyrtare, operatori i sistemit shpërndarës EVN në terren duhet të fillojë aktivitete për ndryshimin e tarifave te secili aparat matës prej 800.000 matësve në çdo amvisëri veç e veç. Për këtë qëllim kompania kryen përshtatje softuerike të sistemit.

Nga EVN theksojnë se duhet kohë të përshtaten aparatet për matje të energjisë elektrike për energji të lirë, për të cilën do të punohet sipas rajoneve.

Paralajmërojnë se procesi për të gjitha amvisëritë do ta përfundojnë deri në fund të tetorit. Përshtatja e çdo matësi veç e veç është me dorë për çfarë nevojitet kontakt fizik me secilin aparat për matje nga ana e personave që lexojnë aparatet për matjen e energjisë.

Me ndryshimet e Sistemit tarifor do të vendoset tarifë e lirë ditore për konsumatorët nga grupi amvisëri, në periudhën prej orës 14 deri në 16 nga e hëna deri të shtunën. Si edhe deri tani, tarifa e lirë do të vazhdojë të zbatohet të dielën gjatë tërë ditës.

Siç kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë pas seancës e cila i solli ndryshimet e strukturës tarifore pas analizës së gjendjes në tregun e energjisë elektrike dhe konsultimeve me operatorët e sistemit shpërndarës dhe transmetues (SHA MEPSO-Shkup dhe EVN Elektroshpërndarësi SHPKNJP Shkup), është konkluduar se mund të vendoset tarifë e lirë ditore për konsumatorët nga grupi amvisëri, në periudhën prej orës 14 deri në orën 16:00 nga e hëna deri të shtunën.

KRRE sqaron se me vendosjen e tarifës së lirë ditore për konsumatorët nga grupi amvisëri do të sigurohet ndryshim i formës së grafikut të kohëzgjatjes së ngarkesës në drejtim të lidhjes më të vogël të ngarkesës maksimale dhe ngarkesave të tjera të larta gjatë ditës.

Pas shpalljes së vendimit për kthimin e tarifës ditore kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar paralajmëroi se deri në tetor do të krijohen  të gjitha kushtet për zbatimin e masës. Siç informoi, realizimi i kësaj mase nga programi i Qeverisë, do të kushtojë tetë milionë euro, por nuk do të ndikojë aspak në rritjen e çmimit të rrymës. Do të bazohet jashtëzakonisht në kursimet e ELEM-it dhe MEPSO-s, me tendencë dhe EVN do të bëjë përpjekje shtesë në racionalizimin e kursimit të vet.