Maqedoni
Anti-korrupsioni në seancë publike shqyrtoi tre ankesa të zyrtarëve shtetërorë
29.08.2017 16:15
Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në një seancë publike ka shqyrtuar parashtresat...

Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në një seancë publike ka shqyrtuar parashtresat e 32 administratorëve të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Anëtarët njëzëri vendosën që t’i procesuojnë parashtresat dhe të kërkojnë përgjigje nga institucionet për ankesat e dorëzuara.
“I propozoj komisionit që të kërkojë informacion nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë se a është ngritur procedurë për skadimin e marrëdhënieve të punës të këtyre personave dhe nëse është ngritur kur është ngritur, sipas cilit nen të Ligjit për nëpunës zyrtarë dhe e njëjta të dorëzohet deri te Anti-korrupsioni në afat sa më të shkurtë, por jo më gjatë se 15 ditë”,- deklaroi kryetari i Anti-korrupsionit, Igor Tanturovski.
Parashtresën e parë e ka ngritur Dimçe Stojanovski ndaj Sekretariatit të përgjithshëm të qeverisë, Sllobodanka Aleksovska ndaj u. d. drejtor i Agjencisë për Punësim dhe Aleksandar Kralevski dhe të tjerë ndaj Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.
NAIM RAMADANI
