Maqedoni

Grupacioni për siguri në punë kërkon më shumë siguri në punë për gratë shtatzëna

29.08.2017 16:34

Grupacioni për siguri në punë kërkon ndryshim të rregullores për siguri dhe mbrojtje në punë për gratë shtatzëna sipas rregullores evropiane...

Gjithashtu nga ky grupacion kërkojnë që ligji të jetë në pajtueshmëri me aktet nënligjore të Ligjit për kimikate. Shenjat që tregojnë kemikalet e dëmshme janë vjetruar dhe ato duhet të zëvendësohen me të reja, thonë nga ky grupacion nga ku kërkojnë përkrahje nga të gjithë profesionistët në këtë drejtim.  
 
“Të jemi pjesëmarrës aktiv në krijimin e rregullativës ligjore nga sfera e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe të mos jetë vetëm në iniciativën tonë, ideja është që në një front të zgjeruar të të gjithë personave që kanë aftësi profesionale nga kjo sferë të bëjmë një front, me qëllim që ta rrisim sigurinë e të punësuarve në Maqedoni”,- deklaroi kryetari i Grupacionit për siguri në punë, Sashko Stojmanovski.
 
“Me ndryshimin e direktivave të BE-së në vitin 2014 është dhënë udhëzim që të gjithë ata që e kanë të implementuar atë direktivë, ta implementojnë në legjislacion. Për shkak se direktiva bazë për këtë kategori të të punësuarve në R. e Maqedonisë është transpozuar, ne marrim të drejtën për të dhënë propozim konkret për ndryshim të së njëjtës në përputhje me rregullativën ligjore të ndryshuar në vitin 2014”,- theksoi nënkryetari i Grupacionit për siguri në punë, Borçe Stojçevski.
 
Përveç këtyre ndryshimeve, Grupacioni paralajmëron edhe ndryshime në Rregulloren për siguri gjatë punës për punëtorët e rinj. 
 
ERSAN PAJAZITI