Maqedoni
“Europa kreative”, mbështetje projekteve të trashëgimisë kulturore
29.08.2017 16:55
Në BE info Qendrën në Shkup u mbajt dita informative dhe seminari për krijimin e projekteve me dimension transacional të programit “Europa kreative” - Program i Komisionit Europian...

“Europa kreative” që zhvillohet me dy nënprograme të medias dhe kulturës shërben si instrument i Bashkimit Europian për përmirësimin e politikave kulturore nacionale dhe veçanërisht korrigjimin e strategjive të organizatave dhe institucioneve kulturore.
Organizatat dhe institucionet e sferës së kulturës mund të aplikojnë në dy kategori, projekte për bashkëpunim të përmasave më të vogla që duhet të përfshijnë së paku tre shtete dhe projekte të bashkëpunimit më të mëdha që duhet të përfshijnë së paku 6 shtete.
“Në kuadër të thirrjes që vijon për vitin 2018 do të kemi edhe një kategori, projekte për bashkëpunim të përmasave më të vogla deri në 200.000 euro, të destinuara për projekte që do të shënojnë “vitin evropian të trashëgimisë kulturore”, Komisioni Europian për këtë kategori ka ndarë 5 milion euro”,- deklaroi Biljana Prentovska nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.
Prioritetet që duhet të përcaktohen në përpilimin e projekteve mes tjerash janë mobiliteti, interaksioni me publikun, përfshirja sa më e madhe e publikut në aktivitete dhe jo krijimin e aktiviteteve për publikun. Institucionet dhe organizatat që i përkasin fushës së trashëgimisë kulturore mund të aplikojnë për projekte të dy kategorive dhe jooficialisht afati i aplikimit do të jetë deri më 22 nëntor.
Europa krijuese është programi kornizë i Komisionit Evropian për mbështetjen e sektorëve kulturorë dhe audiovizivë. Duke ndjekur programin e mëparshëm të kulturës dhe programin MEDIA, Europa krijuese me një buxhet prej 1,46 miliardë eurosh (9% më i lartë se paraardhësit e tij), do të mbështesë sektorët kulturorë dhe krijues të Evropës.
ARLINDA BAFTIU
