Maqedoni

Qeveria, afat shtesë për legalizimin e objekteve

29.08.2017 17:47

Qeveria ka vendosur t’u japë edhe një mundësi qytetarëve për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje...

Pas analizës në teren dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, Ministria e Transportit ka konstatuar se deri tani janë legalizuar rreth 40% apo 186 mijë objekte, prandaj i ka propozuar qeverisë ndryshime në Ligjin për objektet e ndërtuara pa leje.
 
“Qeveria sot vendosi të caktojë afate të reja, me të cilat qytetarëve do t’u mundësojë afat shtesë edhe atë për 12 muaj nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Të gjithë qytetarët që nuk arritën të parashtrojnë kërkesë, tani këtë do të mund ta bëjnë në afatin shtesë. Po ashtu gjashtë muaj shtesë, duke llogaritur nga një janari deri më 30 qershor 2018, mundësohet për të gjithë qytetarët të cilët në kërkesat e mëparshme nuk e kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm, ata tani kanë mundësi të parashtrojnë kërkesë të re për legalizim me dokumentacion të kompletuar”,-  deklaroi ministri i Transportit, Goran Sugareski.
 
Kusht për legalizim është që objekti të jetë ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm për legalizim mbetet i njëjtë me atë që parashihte ligji edhe deri më tani. 
 
GYLTENE SINANI