Kulturë

Luan Starova, nderohet me çmimin “Kult” në Tiranë

12.06.2014 17:56

Në këtë mënyrë “Saga Ballkanike” e Luan Starovës, një lexim hermeneutikë është vlerësuar edhe në Tiranë me çmimin “Kult”...

Në këtë mënyrë “Saga Ballkanike” e Luan Starovës, një lexim hermeneutikë është vlerësuar edhe në Tiranë me çmimin “Kult”.
 
Shkrimtari i mirënjohur nga Maqedonia, me famë botërore tashmë, ka marrë shumë vlerësime gjatë aktivitetit të djeshëm, ku mori pjesë edhe ministrja e Kulturës në Shqipërisë, Mirela Kumbaro. Vetë autori, Luan Starova, tregon se cili ka qenë qëllimi i këtij libri, i cili në fakt është përkthyer në shumë gjuhë dhe është mirëpritur nga kritika.
 
Dashuria për letërsinë duket se ka lindur bashkë me akademikun Luan Starova. Megjithatë, ideja për të shkruar “Sagën ballkanike” e ka pikënisjen vite më parë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vlerësoi se artistikisht Starova theu çdo kufi.
 
Më tej, ministrja ka zgjedhur të lexojë një paragraf të këtij libri, por vetëm kaq, sepse ajo ia lë në dorë lexuesit që ta zbulojë brendinë e kësaj vepre mjaft të çmuar.
 
Libri "Koha e dhive", është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga “Saga Ballkanike” shumë vëllimesh të autorit Starova, i cili është një ndër autorët shqiptarë më të përkthyer në botë.
 
LULJETA NDOKA