Maqedoni
Janë shpëtuar 300 emigrantë në afërsi të bregut libian
29.08.2017 21:39
Roja bregdetare libiane ka shpëtuar më shumë se 300 emigrantë në det, në perëndim të Tripolit...

Roja bregdetare libiane ka shpëtuar më shumë se 300 emigrantë në det, në perëndim të Tripolit, deklaroi sot zëdhënësi i marinës libiane.
Herët në mëngjes janë shpëtuar 140 emigrantë ilegal në perëndim të Tripolit edhe një grup prej 164 emigrantëve në afërsi të Sabratas, në mesin e të cilëve ka pasur shtatë gra dhe gjashtë fëmijë, theksoi zëdhënësi.
Sipas tij, bëhet fjalë për emigrantë nga vendet nga Afrika subsahariane, Egjipti, Maroko dhe Tunisi./mia
