Maqedoni
Mot i vranët dhe i freskët
30.08.2017 09:04
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët...

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, paradite në pjesët jugore me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Pasdite dhe deri në fund të ditës vranësirat do të pakësohen dhe do të ketë periudha me diell.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 17, ndërsa e ditës prej 23 deri 30 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri 30 gradë.
Prej të enjtes deri në fillim të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje, por gjatë ditës nuk do të jetë posaçërisht nxehtë. Në mëngjes më freskët do të jetë të enjten dhe të premten./Mia
