Botë
Azi, përmbytjet shkaktojnë mbi 1.200 viktima
30.08.2017 11:58
Numri i viktimave nga përmbytjet në Indi, Bangladesh dhe Nepal ka shkuar në mbi 1.200...

Punonjësit e emergjencave përpiqen të ndihmojnë miliona njerëz të bllokuar nga përmbytjet më të rënda që zona ka parë në vite të tëra. Të tri shtetet preken çdo vit nga përmbytjet në sezonin e musoneve, që nis në qershor dhe përfundon në shtator, por këtë vit situata është më e rëndë sesa zakonisht.
Në Indi, vend ky me një popullatë të dendur, miliona njerëz janë prekur, më shumë dhe më rëndë nga ata në SHBA, qytetet e së cilës janë më pak të populluar. Në Uttar Pradesh të paktën 88 persona humbën jetën kur përmbytjet mbuluan thuajse gjysmën e shtetit me 220 milionë banorë. Numri i viktimave në Nepal ka arritur në mbi 150, ndërsa 90 mijë shtëpi janë shkatërruar.
Në Bangladeshin fqinj, të paktën 134 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 5.7 milionë të tjerë janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përmbytjet, që kanë gllabëruar më shumë se një të tretën e vendit.
Ekspertët paralajmërojnë se një valë e dytë përmbytjesh në Azinë Jugore mund të çojë në një shkatërrim të paparë. Qeveria ka premtuar një fond ndihme prej 78 milionë dollarësh.
AIDA ZYBERI
