Ekonomi

Investimet e huaja, qeveria premton transparencë maksimale

30.08.2017 14:06

Qeveria ka marrë vendim të deklasifikojë marrëveshjet me investitorët e huaj për ndarjen e ndihmës shtetërore...

Nga ekzekutivi premtojnë transparencë maksimale kur bëhet fjalë për informacionet me interes publik. Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë duhet të përpilojë në 7 ditët e ardhshme një listë të institucioneve shtetërore të cilat kanë dakorduar marrëveshje të tilla, pas së cilës saktë do të dihet se sa do të jetë numri i marrëveshjeve të dakorduara dhe sa të tilla deri tani kanë qenë marrëveshje të klasifikuara si informacione të cilat nuk kanë qasje për opinionin.

“Deklasifikimi i marrëveshjeve është masë e planit qeveritar 3-6-9 dhe me të aspak nuk ndërhyhet në punën e investitorëve të huaj. Mbeten këtu dhe mbrohen. Deklasifikimi është në interes të qytetarëve, pasi që ata kanë të drejtë ta dinë kujt dhe sa prej parave publike i janë dhënë”,- u theksua në brifingun me gazetarët. Qeveria është duke përgatitur edhe një analizë për benefitin prej investitorëve të huaj.

FJOLLA TELAI