Ekonomi
Bekteshi: pushim për punëtorët me të ardhura të ulëta
30.08.2017 16:50
Punëtorët me të ardhura të ulëta, rrogat e të cilëve arrijnë deri në 22 mijë denarë...

Punëtorët me të ardhura të ulëta, rrogat e të cilëve arrijnë deri në 22 mijë denarë, do të kenë mundësi të shfrytëzojnë pushim pesëditor jashtë sezonit në disa nga qendrat turistike vendore, që do të subvencionohen nga Qeveria e Maqedonisë.
Për realizimin e kësaj mase qeveria tanimë ka siguruar rreth 60 milionë denarë me rebalancin e buxhetit për vitin 2017.
“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, vetëm një javë pas kthimit të tarifës së lirë të energjisë elektrike, Qeveria miratoi edhe një masë me të cilën u ofrojmë punëtorëve me të ardhura të ulëta deri në 22 mijë denarë për të shfrytëzuar një pushim vjetor jashtë sezonit në qendrat turistike të Republikës së Maqedonisë, vlera e së cilës do të kap shumën prej 15 mijë denarëve”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjithashtu ka njoftuar se deri më 1 tetor duhet të përfundojë rregullimi i matësve të amvisërive që të mund të fillojë tarifa ditore me kosto të ulët për energji elektrike.
BESIM ABDULLAI
