Maqedoni

Marrëdhëniet Greqi - Maqedoni, Kotzias në takime me krerët e shtetit dhe partive

30.08.2017 17:35

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, fillon të enjten vizitën njëditore në Shkup...

Tashmë është zyrtarizuar edhe agjenda e takimeve.

Koxias do të takohet me kolegun, Nikolla Dimitrov, ku do të ketë edhe bisedime më të zgjeruara, ndërsa më pas edhe deklaratë të përbashkët për mediat.

Më pas do të pritet nga presidenti, Gjorge Ivanov, kryeministri, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe do të ketë takime me përfaqësuesit e partive parlamentare.

Pritet që në këto takime tema kryesore të jenë masat e ndërtimit të besimit të ndërsjellë mes dy vendeve, pasi nuk ka ndonjë lëvizje në çështjen e emrit, temë kjo që sigurisht duhet të hapet, por nuk pritet ndonjë ndryshim nga qëndrimet aktuale.

Kotxias do të pritet edhe nga protestuesit e Manifestit Maqedonas dhe Kongresit Botëror Maqedonas, të cilët kërkojnë përfundim të bisedimeve për emrin dhe vazhdim urgjent të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara me emrin shtetëror Maqedoni.