Maqedoni
PPS gati për raportin 6 mujor, 55% e “bombave” ende nuk janë analizuar
30.08.2017 17:51
Prokuroria Publike Speciale më 15 shtator do ta publikojë raportin e katërt gjashtëmujor...

Prokuroria Publike Speciale më 15 shtator do ta publikojë raportin e katërt gjashtëmujor, në të cilin do të japin detaje për punën e kryer në këtë periudhë.
Për momentin prokurorët po punojnë në përgatitjen e raportit dhe pas kësaj date do të angazhohen sërish për të përfunduar procedurat paraprake dhe hetimore të cilat tashmë kanë filluar, ndërsa gjithashtu do të vazhdojnë edhe me dëgjimin e të ashtuquajturave “bomba” të opozitës, 55 % e të cilave ende nuk janë dëgjuar.
Nga PPS thonë se për çdo bisedë, e cila do të hap dyshime për vepër kriminale, do të fillojnë procedurë të re.
