Ngritet niveli i kontrollit të produkteve ushqimore

12.06.2014 18:04

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka ngritur nivelin e kontrolleve ndaj ushqimeve që mund të paraqesin rrezik për konsumatorët...

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka ngritur nivelin e kontrolleve ndaj ushqimeve që mund të paraqesin rrezik për konsumatorët. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Dejan Runtevski, thotë se tanimë çdo produkt ushqimor është pre e kontrolleve të shumta nga inspektorët në kalimet kufitare.
 
“Ne nga ana jonë normalisht se ngrisim nivelin e kontrolleve atje ku pritet se mund të ndodh rreziku. Nëse për prodhime të caktuara vlerësohet se ekziston rreziku nga futja e disa sëmundjeve të caktuara, atëherë rritet niveli i kontrollit në drejtim të rritjes së numrit të mostrave, të cilat do të merren në kufi pasi që edhe ashtu secila dërgesë e ushqimeve që momentalisht hynë në Maqedoni, është pre e kontrolleve nga inspektorët në kalimet kufitare”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Dejan Runtevski.
 
Ngritjen e nivelit të sigurisë e përkrah dhe financon edhe  Bashkimi Evropian  përmes projektit, i cili ka për qëllim përmirësimin e funksionimit të fito-sistemit sanitar dhe fito-kontrollit sanitar, si dhe unifikimin e performancave në tërë zinxhirin për sigurinë e ushqimit, duke filluar nga prodhimi primar deri te produkti final.
 
“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka sistem modern për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, por megjithatë ka disa fusha të caktuara ku është e nevojshme përmirësim, siç është cilësia e implementimit dhe zbatimit të rregullativave për siguri të ushqimit dhe kontrollit të organizmave të dëmshme dhe përdorimin e pesticideve në vend”, theksoi ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
 
Fillimi i projektit për përforcimin e kapacitetit në sigurinë e ushqimit dhe politikat sanitare, është shumë i rëndësishëm, vlerëson edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi. Në realizimin e këtij projekti do të kyçen edhe një numër i madh i administratorëve shtetëror.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI