Heqja e imunitetit të gjykatësve, Karaxhoski: Nuk i pengon të kryejnë funksionin

30.08.2017 19:32

Këshilli gjyqësor pret mendimin e Komisionit Anti-korrupsion...

Këshilli gjyqësor pret mendimin e Komisionit Anti-korrupsion, nëse në periudhën parazgjedhore kanë të drejtë ose jo të shkarkojnë apo të plotësojnë vendet e zbrazëta të gjykatësve.

Kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhoski, thotë se për shkarkimin e një gjykatësi ka procedurë, që fillon që nga paralajmërimi, mundësia e angazhimit të avokatit, diskutimi, e më pas merret vendimi përfundimtar.

Sa i përket vendimit për heqjen e imunitetit të pesë gjykatësve, Karaxhovski vlerëson se  gjykatësit kanë të drejtë edhe më tej të kryejnë funksionin, pasi për ta ende nuk është vlerësuar aktakuza.

“Nuk ka mundësi ligjore që këto gjyqtarë të largohen, por sipas meje nuk është aspak joetike që ata të punojnë në këso lloj raste gjyqësore, sepse Gjykata Penale ende nuk e ka aprovuar akuzën e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Titanik 2”. Nëse vërtetohet aktakuza, atëherë do të ketë dyshim të bazuar për kryerjen e veprës dhe rasti i përcillet Këshillit Gjyqësor”,- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski.

Këshilli, ndërkohë, solli vendim që nga e hëna orari i punës së gjykatësve të jetë prej 07:30 deri në orën 15:00. Përkundër debatit dhe pikëpamjeve të ndryshme mbi këtë çështje, shumica e anëtarëve vendosën që ta pranojnë vullnetin e shumicës së gjykatave, që në numër më të madh janë deklaruar se dëshirojnë që dita e punës t’u fillojë dhe mbarojë më herët. (Semra Ajeti, TVM2)