Botë
Gjashtë persona janë lënduar në një shpërthim në qarkun turk Izmir
31.08.2017 10:28
Në shpërthimin që ka ndodhur kur një autobus me të burgosur ka kaluar pranë një kontejneri për mbeturina në qarkun turk Izmir...

Në shpërthimin që ka ndodhur kur një autobus me të burgosur ka kaluar pranë një kontejneri për mbeturina në qarkun turk Izmir, janë lënduar të paktën gjashtë persona.
Botimi elektronik i gazetës "Miliet" publikoi se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Boxha.
Policia turke kryen hetime në vendin e incidentit./mia
