MAQEDONI

MASH, e gatshme të pranojë ankesat e testimit ekstern

12.06.2014 18:06

Ministria e Arsimit është në pritjen e sipër të ankesave për testimin ekstern, që u paraqitën këtë vit te nxënësit gjatë realizimit të këtij procesi...

Ministria e Arsimit është në pritjen e sipër të ankesave për  testimin ekstern, që u paraqitën këtë vit te nxënësit gjatë realizimit të këtij procesi. Ministri i Arsimit në largim, Spiro Ristovski, për TVM-2 thotë se dikasteri i cili ai e drejton  dhe Qendra e Provimit Shtetëror, do t’i rishikojnë me shumë seriozitet të gjitha ankesat e qëndrueshme dhe të njëjtat  do të procesohen.  
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me organet e saj kompetente, në ditët në vijim do të jenë në pritje  të sipër se a do të paraqiten ankesa konkrete në këtë dikaster rreth realizimit të vlerësimit ekstern. Normalisht, nëse eventualisht do të ketë ankesa të tilla, Qendra e Provimit Shtetëror dhe Ministria e Arsimit do t’i rishikojë në mënyrë transparente dhe do të veprojë ndaj atyre në mënyrë shumë serioze dhe të gjitha ato ankesa të qëndrueshme do të procesohen nga ana jonë”, deklaroi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
 
Vlerësimi ekstern i nxënësve mbaroi më 10 qershor. Ankesat e nxënësve, që u paraqitën gjatë këtij procesi arsimor, kishin të bëjnë kryesisht me paqartësitë rreth parashtrimit të pyetjeve, gabime në përkthim, pyetjeve që nuk ishin fare të përfshira në materialin mësimor dhe shumë terminologji të panjohura  gjatë realizimit të testimit ekstern në gjuhën shqipe.
 
Rezultatet nga testimi do të publikohen në etapa. Përparësi gjatë marrjes së rezultateve do të kenë nxënësit e klasave të 8-ta, për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme. 
 
REXHEP QAMILI