Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Aerodromit, Karposhit dhe Gjorqe Petrovit

31.08.2017 11:31

Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe Petrov...

Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe Petrov, informoi nga QRMK Shkup.
 
Prej 08:30 deri në 14:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rr. Todor Çangov, rr. 21, ndërsa nga 8:30 deri në 11:00, shfrytëzuesit e rr. Mite Bogoevski (nr.10,12 dhe 14) në komunën Aerodrom.
 
Në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Momin Potok drejt Motoqendrës në komunën Karposh.
 
Nga QRMK Shkup informojnë se nga ora  08:00 deri në 12:30 pa energji elektrike  do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Nikishtan, ndërsa nga 09:00 deri në 10:00 edhe një pjesë e fshatit Orman në Komunën Gjorçe Petrov./mia