Botë

Pentagon: Në Afganistan ka 11.000 ushtarë amerikanë

31.08.2017 12:23

SHBA-ja disponon me 11 mijë ushtarë në Afganistan, kumtoi Pentagoni, pasi që paraprakisht është paralajmëruar një shifër prej rreth 8.400 ushtarësh amerikanë...

SHBA-ja disponon me 11 mijë ushtarë në Afganistan, kumtoi Pentagoni, pasi që paraprakisht është paralajmëruar një shifër prej rreth 8.400 ushtarësh amerikanë, konform maksimumit të urdhëruar nga administrata e presidentit paraprak Barak Obama.
 
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.
 
Më herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8.400 trupa amerikane.
 
Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4.000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talebanëve.
 
Rritja e numrit të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Tramp./mia