Botë
Konflikti me Korenë e Veriut, Mattis: nuk heqim dorë nga diplomacia
31.08.2017 13:57
Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë kurrë zgjidhjen diplomatike në kontekstin me Korenë e Veriut...

Deklarata vjen nga shefi i Pentagonit, Xhejms Matis, vetëm një ditë pasi presidenti, Donald Trump, postoi në Twitter mesazhin se “Amerika ka 25 vjet që flet me Korenë e Veriut dhe i paguan asaj para në formë zhvatjeje.
Bisedimet nuk janë zgjidhje”. Por, Mattis është shprehur kundër qëndrimit të presidentit.
“Jo! Nuk heqim dorë kurrë nga zgjidhjet diplomatike. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Unë dhe ministri ndamë përgjegjësinë e përbashkët për të mbrojtur vendet, popujt dhe interesat tona”,- deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Edhe Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër opsionit ushtarak, duke deklaruar se ai do të shkaktonte “pasoja të paparashikueshme”.
Koreja e Veriut alarmoi mbarë komunitetin ndërkombëtar pasi qëlloi një raketë që fluturoi mbi Japoni ditën e martë.
Peniani tha më vonë se ky test ishte hapi i parë i një sërë operacionesh ushtarake më të gjera në Paqësor dhe përsëriti kërcënimet ndaj ishullit amerikan të Guamit.
ARDITA IMERI
