Maqedoni

Protestë në Shkup: “mos më quaj FYROM, më quaj Maqedoni”

31.08.2017 15:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, në Shkup u prit nga një grup protestuesish të cilët brohoritnin “Mos më quaj FYROM, më quaj Maqedoni”...

Iniciues të kësaj proteste janë “Manifesti maqedonas” dhe “Kongresi Botëror i Maqedonisë”, të cilët ftuan Qeverinë të definojë vijën e kuqe lidhur me kontestin për emrin. 
 
“Ne nuk jemi kundër vizitës së ministrit grek, por jemi kundër që të na likuidojnë përmes identitetit tonë. Ne ishim, jemi dhe do të jemi Maqedoni dhe maqedonas. Emri i shtetit është identiteti i kombit. Ndryshimi i emrit të shtetit do të thotë ndryshim i përhershëm i emrit të popullit maqedonas dhe emri i gjuhës maqedonase",- deklaroi përfaqësues i “Manifestit Maqedonas”.
 
Ata propozojnë pajtim maqedono-grek, një marrëveshje për paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ata gjithashtu kërkojnë t’u kërkohet falje, kthim të shtetësive, të drejtave civile, pronësore dhe trashëgimore të maqedonasve të dëbuar me forcë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë.
 
AMIR DURAKU