MAQEDONI
BFIM, manifestim në prag të “Ramazanit”
12.06.2014 18:29
Në prag të muajit të shenjtë islam, “Ramazanit”, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë organizoi sot në Shkup...

Në prag të muajit të shenjtë islam, “Ramazanit”, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë organizoi sot në Shkup një manifestim solemn.
Me këtë rast, kryetari i BFI-së, Sulejman Ef. Rexhepi, iu drejtua të pranishmëve duke theksuar se myslimanët kanë amanet nga Muhamedi A.S., Kuranin dhe Adithin që i dallon nga të tjerët.
“Ju jeni shpresa e Islamit, jeni rrezja e Islamit në këtë nënqiell, ndaj ju dhe të tjerët nuk mund të jeni të barabartë, nëse do t’iu barazoja me të tjerët, do të ishte zullum dhe Zoti zollumin nuk e do, Zoti në Kuran thotë: vetës ia kam ndaluar që të jem i barabartë, të qarkulloj në mesin tuaj. Muhameti A.S., para vdekjes la porosinë: “amanet ua lë Kuranin dhe Adithin tim”, u shpreh kryetari i BFI-së, Reis Ulema Sulejman Ef. Rexhep.
Në këtë manifestim që BFI organizoi në bashkëpunim me Universitetin e Stambollit, u promovuan edhe 4 cd, ku jepen format apo mekamet e ndryshme të muzikës fetare, të cilat i promovoi profesori nga Universiteti i Stambollit, “Ubejdullah Sezikli”.
MEMEDALI JUSUFI
