Botë

OKB debat për masakrën në Birmani, mbi 70.000 myslimanë të vrarë dhe 18.000 të zhvendosur

31.08.2017 15:35

Ka arritur në të paktën 18 mijë e 500 numri i myslimanëve të etnisë rohingia në Birmani që janë larguar nga vendi drejt Bangladeshit...

Ka arritur në të paktën 18 mijë e 500 numri i myslimanëve të etnisë rohingia në Birmani që janë larguar nga vendi drejt Bangladeshit,  që nga nisja e përleshjeve ndërkufitare 5 ditë më parë.

Shifrën e ka komunikuar Zyra Ndërkombëtare e OKB-së për Emigracionin. Mijëra të tjerë nuk janë në gjendje të kalojnë kufirin dhe janë strehuar në Rakhine, në perëndim të Birmanisë. Shumica e njerëzve të përfshirë në këtë eksod janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Luftimet e ashpra mes forcave të sigurisë së Birmanisë dhe grupit militant,  Ushtria Shpëtimtare e Arakan Rohingia, nisën pasi këta të fundit sulmuan postoblloqet e ushtrisë dhe policisë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të qeverisë birmaneze.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë cilësuar veprimet e forcave të sigurisë shumë ekstreme dhe druhen se minoriteti rohingia mund të bëhet pre e abuzimeve. Mbi 70 persona thuhet të kenë mbetur të vrarë në luftimet e zhvilluara që prej datës 25 gusht, kur dhe nisën.

Ata që arritën të kalonin në Bangladesh gjatë kësaj jave ku po përballen me një akses të kufizuar në ndihmat humanitare në kampet ku janë sistemuar. Në këtë vend ndodhen rreth 400 mijë rohingia që kanë emigruar vitet e fundit dhe tani kufiri mes dy vendeve është zyrtarisht i mbyllur.

Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së OKB-së për Emigracionin, Uilliam Suing, bëri thirrje për ofrimin e ndihmës për ata që kërkojnë strehim në Bangladesh dhe bëri thirrje që dhuna në rajonin Rakhine të marrë fund.

SEMRA AJETI