Arratisja e Grujovskit dhe Boshkovskit, Spasovski: Do të përballen me drejtësinë
MPB punon intensivisht për lokimin, zbulimin dhe arrestimin e Gorjan Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit...

MPB punon intensivisht për lokimin, zbulimin dhe arrestimin e Gorjan Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” nga PPS. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se MPB i kërkon personat në fjalë në disa vende në të cilat kanë njohuri se mund të jenë, por në interes të hetimit nuk zbuloi se ku mund të fshihen këta dy persona.
“Jemi duke punuar për t’i kapur ish-punonjësit e MPB-së, Grujovskin dhe Boshkovskin. Për shkak të procedurës hetimore dhe në interes të hetimit në këto momente ne nuk mund të japim më shumë detaje lidhur me këtë, por mund t’iu them se po punojmë bashkërisht me Prokurorinë Publike për t’i nxjerrë këta dy persona para organeve të drejtësisë”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Spasovski gjithashtu tha se nuk ka informacione se a posedojnë ose jo Gjurovski dhe Boshkovski nënshtetësi dhe identitet të dyfishtë.
DHUNA NË KUVEND, SPASOVSKI: PO HETOJMË PËRGJEGJËSINË E TË PUNËSUARVE
MPB gjithashtu po heton edhe ngjarjet e dhunshme më 27 prill në Kuvend.
“Opinioni veç më e din se MPB ka ngritur procedura të brendshme disiplinore ndaj disa persona të punësuar në MPB dhe DSK. Unë pres që Prokuroria Publike të jetë e vendosur deri në përfundim të këtyre procedurave kundër personave që ndërhynë me dhunë në Kuvend dhe deshën të vrasin disa deputetë”,- u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Gjatë vizitës së tij në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, Spasovski tha se në periudhën në vijmë do të përgatitet plani dhe do të shtohen policët në terren për të rritur sigurinë më të madhe në komunikacion dhe për të ulur numrin e krimeve në kryeqytet. (Rexhep Qamili, TVM2)
