Vdekja e trinjakëve, MSh: Mjekët ndoqën të gjitha protokollet
Komisioni për mbikëqyrje profesionale ka dhënë mendimin e tij në lidhje me trinjakët...

Komisioni për mbikëqyrje profesionale ka dhënë mendimin e tij në lidhje me trinjakët që ndërruan jetë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetri në Shkup. Komisioni ka konstatuar se është vepruar në pajtim me protokollet e parapara mjekësore.
"Komisioni konstatoi se bëhet fjalë për shtatzëni me rrezik të lartë të shumëfishtë, e shoqëruar me diabet gestational të varur nga insulina, hipertension dhe infeksion te nëna, që solli deri në lindje të parakohshme të foshnjave me moshë të hershme gestationale (më e vogël se java e 28 gestationit) dhe peshë të vogël të lindjes (nën 100 gramë). Të gjitha këto rreziqe e vështirësojnë mbijetesën e fëmijëve të lindur para kohe dhe e rrisin shkallën e morbiditetit dhe mortalitetit te të njëjtët",- kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Komisioni ka konstatuar se është vepruar në pajtim me protokollet e parapara mjekësore për ndjekjen e shtatzënisë me rrezik të lartë, trajtim adekuat para lindjes, indikacion natyror për përfundim operativ të lindjes së filluar para kohe, kujdes në procedurat anesteziologjike, stabilizim primar të zbatuar me sukses të foshnjave në sallën operuese, si dhe trajtim të zbatuar adekuat të kujdesit postnatal dhe terapi. (Kaltrina Maksuti, TVM2)
