Sulmi ndaj gazetarëve të NOVA TV, Prokuroria Themelore Publike nis hetimin
31.08.2017 17:21
Prokuroria Themelore Publike ka marrë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme...

Prokuroria Themelore Publike ka marrë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjen që kanë ndodhur më 23 gusht, kur gazetarët e NOVA TV u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës.
“Pas pranimit të njoftimit, Prokuroria Themelore Publike – Shkup menjëherë formoi lëndë dhe të njëjtën e ndau te një prokuror publik. Nga ana e prokurorit janë dhënë urdhra që kanë për qëllim konfirmimin e identitetit të kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pastaj të jepet vendimi nga Prokuroria”,- kumtuan nga Prokuroria Themelore.
