MAQEDONI

O. H. “El Hilal”, dërgon 45 fëmijë në Turqi

12.06.2014 18:34

45 fëmijë nga kategoritë senzitive, do të dërgohen në qytetin e Bursës dhe Stambollit...

45 fëmijë nga kategoritë senzitive, do të dërgohen në qytetin e Bursës dhe Stambollit.
 
Së bashku me fëmijët udhëtojnë edhe 5 edukatorë, bëjnë të ditur nga Organizata Humanitare “El-Hilall”. Qëllimi i këtij udhëtimi është përforcimi i marrëdhënieve ndërmjet  qytetit të Shkupit, theksoi kryetari i Organizatës Humanitare “El Hilall”.  
 
“Organizata këtë vit dërgon 45 fëmijë në Bursë, aty do të qëndrojnë më tepër se 2 javë. Qëllimi i projektit është bashkëpunimi midis dy qyteteve, përforcimi i marrëdhënieve vëllazërore kuptohet me qytetin e Bursës dhe me qytetin e Shkupit, përkatësisht me Komunën e Çairit. Një qëllim tjetër është fëmijët të njihen me monumentet kulturore historike në Bursë dhe në Stamboll”, deklaroi kryetari i “El Hilalit”, Behixhudin Shehapi.
 
Fëmijët shprehen të kënaqur që do të vizitojnë disa pjesë të Turqisë. 
 
“Jam e lumtur që Shoqata “El Hillall” më ka mundësuar që të shkoj në qytetin e Turqisë”, tha një fëmijë.
 
“Ndjehem e emocionuar shumë, jam shumë e kënaqur që Organizata “El Hillall” na ka mundësuar që të shkojmë në Turqi, t’i vizitojmë vendet e mira”, u shpreh një tjetër fëmijë. 
 
“Sot jemi duke shkuar në Turqi, faleminderit Organizatës “El Hilall”. Është hera e parë që jam duke shkuar”, theksoi një fëmijë. 
 
Nga kjo organizatë theksojnë se është një projekt tradicional që organizohet me qytetin e Bursës 4 vite me radhë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ