SPGPM: Rrogat e gazetarëve nën mesataren shtetërore
Pothuajse 45 për qind e gazetarëve të Maqedonisë kanë pagë më të ulët nga mesatarja shtetërore që arrin 22.808 denarë...

Pothuajse 45 për qind e gazetarëve të Maqedonisë kanë pagë më të ulët nga mesatarja shtetërore që arrin 22.808 denarë, 85 për qind madje marrin pagë më të vogël nga vlera e shportës konsumatore.
Këto janë rezultatet e anketës së Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medialë, të zbatuar në korrik dhe në gusht të këtij viti. Hulumtimi i SPGPM-së jep përgjigje dhe për çështjen se sa nga gazetarët tani kanë vend pune të garantuar, ndërsa sa janë të angazhuar në kohë të caktuar apo janë honorarë.
“Të dhënat janë shqetësuese, sepse më shumë se gjysma apo rreth 54 për qind nga punonjësit medialë dhe gazetarët nuk janë të punësuar vazhdimisht, gjegjësisht nuk kanë marrëveshje në kohë të pacaktuar edhe atë 35 për qind janë të caktuar, ndërsa 19 për qind janë të angazhuar honorarë, që do të thotë se çdo i pesti i punësuar në media mund të largohet nga puna në çdo moment”,- theksohet në kumtesë.
Sipas analizës, puna në portale për gazetarët dhe punonjësit medialë është më e pasigurt dhe më pak e paguar.
