Kotzias në Shkup, takime me krerët e shtetit dhe të politikës
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzijas...

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzijas, ka mbërritur për vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni. Nikos Kotzias me nikoqirët e tij në Shkup, sipas paralajmërimeve nga të dyja palët, nuk do të bisedojnë për kontestin me emrin.
Ai është takuar me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrovin.
Hollësitë e takimit po jepen në këto momente në presin e përbashkët. Menjëherë më pas do të vijojnë takimet me kryeministrin Zaev, presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmanin, dhe me përfaqësues të partive parlamentare.
Vizita e Kotziasit është kthyese, pas asaj të Dimitrovit në Athinë në qershor të këtij viti. Në prag të vizitës së Koxiasit, dje në Athinë u mbajt takim për masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë në pajtim me marrëveshjen të arritur mes ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve në Shkup më 24 qershor të vitit 2015.
Greqia, siç përsërisin përfaqësuesit e MPJ greke, “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidim të kulturës në konsensus dhe kompromis me qëllim të stabilitetit në nivel të brendshëm dhe rajonal.
