Prej nesër, disa institucione punojnë me dy ndërrime
Në disa institucione të vendit prej nesër vendoset orari i punës me dy ndërrime...

Në disa institucione të vendit prej nesër vendoset orari i punës me dy ndërrime. DAP, Drejtoria Doganave, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes - sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.
Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe prej orës 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Sa i përket orarit fleksibil që do të vendoset, dita e punës do të zgjatë 8 orë, me çka fillimi i orarit të punës do të jetë mes orës 7:30 dhe 8:30, ndërsa përfundimi mes 15:30 dhe 16:30.
Prej nesër puna me dy turne vendoset edhe në kopshtet, të cilat do të kujdesen për fëmijët deri në orën 21 e 30 minuta. Ditë pune do të jetë çdo e shtunë e parë e muajit prej orës 8 deri në 16. Qeveria një vendim të tillë e ka arsyetuar me plotësimin e nevojave të qytetarëve.
