Kocias takon edhe Ahmetin dhe Xhaferin

31.08.2017 21:02

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas realizoi takime të ndara me kreun e shtetit dhe liderët politik....

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas realizoi takime të ndara me kreun e shtetit dhe liderët politik. Fillimisht, Kocijas, i shoqëruar nga nikoqiri, Nikolla Dimitrov, u prit nga kryeministri Zoran Zaev. 

Palët kanë shprehur përcaktimine përbashkët për të thelluar besimin dhe për të mbyll cështjet e hapura përmes mirëkuptimit të ndërsjellë. 

“Vetëm qasja positive në zgjidhjen e cështjeve të hapura mes shteteve, me respect dhe mirëkuptim, është e ardhmja e rajonit.” - ka deklaruar Zaev.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, ka thënë se Athina mbështet aspiratat euroatlantike të vendit.   

 “Duam stabilitet në rajon dhe tek ju shohim fqinjin e mirë. Greqia  nuk ka interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike ndaj vendit tuaj. Jemi të hapur për  zgjidhje efikase të problemeve.”  - ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kocijas.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas u prit edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xaferi.

Në hapësirat e Kuvendit, Kocias u kua edhe me kryetarët e partive parlamentare. Përkatësisht, menjehërë pas akimit me kryeparlamentarin Xhaferi, Kocias u takua edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ka vullnet të mirë nga pala greke për zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe mbështje për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në strukturat euroatlantike.” - deklaroi mes tjerash, kreu i BDI-së, pas takimit. 

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas vizitën zyrtare nw Shkup e  mbylli me presidentin e republikës, Gjorge Ivanov. (Shpëtim Nuredini, TVM2)