3 eurodeputetët në Shkup takime me krueparlamentarin Xhaferi dhe krerët e partive

31.08.2017 21:06

Eurodeputetët kanë qëndruar në shkup disa herë gjatë periudhës kur vendi ishte në krizë politike, por ëhstë hera e parë që takojnë liderët politikë pas formimit të qeverisë.

Eurodeputetët kanë qëndruar në shkup disa herë gjatë periudhës kur vendi ishte në krizë politike, por ëhstë hera e parë që takojnë liderët politikë pas formimit të qeverisë.

Fillimisht ata janë takuar me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, prej të cilit janë informuar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për aktivitetet e parlamentit sipas Planit të Qeverisë 3-6-9, Rekomandimet e Pribes, raportin e komisionit anketues të ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012, si dhe reformat që janë ndërmarë në planin e integrimit europian të vendit.

Bashkëbiseduesit janë dakorduar se dialogu politik duhet të ekzistojë dhe të kultivohet e përparohet mes të gjithë pjesëmarësve në procesin politik për funksionim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit. Euodeputetët kanë takuar edhe krerët e partive politike.

Në takimin me kreun e PDSH-së, Menduh THaci, eurodeputetët u informuan për qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me situatën aktuale dhe të proceseve integruese në NATO dhe BE. Thaçi në takim potencoi se zgjedhjet e 15 Tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e standardeve demokratike për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike.

Takimet vazhdojnë edhe të premten e në fund do të sqarojnë epilogiun e takimeve të tyre përmes një kumtese të përbashkët.