Botë

Shtëpia e Bardhë do të kërkojë ndihmë për Teksasin

01.09.2017 10:26

Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë fonde emergjente nga Kongresi, për të ndihmuar rindërtimin e Teksasit

Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë fonde emergjente nga Kongresi, për të ndihmuar rindërtimin e Teksasit dhe të Luizianës nga uragani Harvey.
 
Tom Bossert, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, nuk e specifikoi shumën që do të kërkohet, por, sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për miliarda dollarë.
 
Bossert vetëm tha se rreth 100,000 shtëpi janë prekur nga uragani shkatërrues.
 
Harvey ka zbarkuar në Teksas një javë më parë, si uragan i kategorisë 4, përpara se të shndërrohej në stuhi.
 
Shirat e furishëm kanë përmbytur pjesën më të madhe të qytetit Hjuston dhe zona të tjera.
 
Së paku 39 njerëz kanë vdekur gjatë uraganit dhe pas tij./evropaelire