Maqedoni

Prej sot Qeveria dhe ministritë me orar fleksibil të punës

01.09.2017 11:03

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore prej sot do të punojnë me orar fleksibil...

"Në pajtim me dispozitat e Vendimit, secili i punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore ka të drejtë të arrijë në vendin e punës ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30 dhe të largohet nga vendi i punës në periudhën mes orës 15:30 dhe 16:30, ashtu që ka për obligim përmbushjen e 8 orëve punë gjatë ditës. Secili organ i administratës shtetërore duhet të sigurojë sistem për evidencë të orarit të punës, me qëllim të kontrollit më efikas gjatë hyrjes dhe daljes së të punësuarve", theksohet në kumtesën e MSHIA-s.
 
Në kontekst të të drejtave të përgjithshme të të punësuarve në administratën shtetërore, siç ceket, nënkuptohet edhe e drejta e të punësuarve për orar të punës adekuat për përmbushje efektive dhe efikase të detyrave të punës, ndërkaq në suaza të caktuara me dispozitat pozitive ligjore./mia