Maqedoni

Besimtarët festojnë Bajramin e Kurbanit, Zaev dhe Xhaferi i bashkohen faljes në Shkup

01.09.2017 13:11

Besimtarët myslimanë të Maqedonisë që në orët e hershme të mëngjesit vërshuan xhamitë për të falur Kurban Bajramin...

Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve, të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.
 
Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë "Isa Beu" në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive. 
 
“Ju ftoj t'i gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të krijuesit tonë, Allahut fuqiplotë”, shprehet Rijad Kalisi – nxënës i medresesë “Isa Beu”, Shkup
 
Kryeministri Zoran Zaev i pranishëm në xhaminë qendrore në Shkup, uroi besimtarët myslimanë me shpresën që festat e tilla të na gjejnë të gjithëve të bashkuar , dhe kështu të bashkuar të ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët për të gjithë në Maqedoni
 
“Kurban Bajramit si një festë e solidaritetit, familjes dhe ndihmës së ndërsjellë, këto janë vecoritë që e bëjnë e bëjnë këtë festë të madhe. Duke respektuar këtë festë, unë jam sot këtu bashkë me ju, që ta festijmë dhe ta shpërndajmë më tej madhështinë e kësaj feste”, shprehet kryeministri Zoran Zaev.
 
Besimtarët I uroi edhe kryeparlamentari Xhaferi. 
 
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i uroi të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramin duke shpresuar se edhe Bajrami i ardhshëm do t'i gjejë të bashkuar në rrugën e drejtë dhe në rrugën e Zotit”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.
 
Më pas festa vazhdoi nëpër shtëpitë  e besimtarëve, ku sipas traditësh shkëmbehen vizita me urimet për një jetë më të mirë.  Bajrami I Kurbanit apo Festa e Flijimit,  sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zitit,  para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij  Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i është pranuar tashmë.
 
Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
 
ADNAN HAJDARI